Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjeku shqiptar në Greqi: Ruhuni, pandemia ka hyrë në një fazë të panjohur

Vasil Llajo, mjek shqiptar në Athinë, thotë se Greqia po përballet me një valë të dytë të COVID-19 shumë të fortë.

Ai tha se në 24 orët e fundit ka pasur një shtim të personave të intubuar, ku aktualisht ndodhen 597 persona dhe sipas tij ky fakt i tremb mjekët pasi çon në kolaps sistemin shëndetësor.

“Shifrat janë alarmante pasi numri i vdekjeve nga muaji mars deri në muajin gusht është i barabartë me numrin e vdekjeve nga data 1 nëntor deri më 17 nëntor. Imagjinoni çfarë agresiviteti është pandemia në valën e dytë”, deklaroi mjeku.

Llajo tha se masat kufizuese në Greqi janë marrë tre janë më parë por ende nuk kanë dhënë rezultat.

“Vlerësimet dhe strategjitë mund të shihen pas 10 dhjetori për masat e marra. Greqia ndodhet në një lockdown total pasi edhe shkollat janë mbyllur”, tha ai.

Sipas mjekut në janar pritet të nisë vaksinimi i popullatës dhe do të duhen rreth dy muaj që të përfundojë ky proces.

Mjeku shqiptar bëri apel për ruajtjen e masave pasi sipas tij tani pandemia ka hyrë në një fazë të panjohur.

Doktor, Vasil Llajo shprehet se tani pandemia ka hyrë në një fazë të panjohur. Ai u bën apel njerëzve të jenë më të kujdesshëm në këtë kohë, për të mos përhapur më tej virusin e rëndë.

“Nuk është problem i lodhjes por jemi futur në një fazë që na shqetëson e panjohura.

Ka zbritur shumë mosha e prekjes nga COVID-19. Po të vëmë re tani grafikët 50% e vdekjeve janë deri në 60 vjeç dhe këto shifrat na bëjnë që të humbasin optimizmin.

Deri sa të vijë vaksina ne urojmë që gjithsecili nga ne të jetë lartë intubimit, këtij veprimi mjekësor që është makabër dhe të lë shumë pak shpresa për ditën e nesërme.

Vazhdoni ruani masat dhe mbroni njëri-tjetrin. Gogoli nuk janë masat, qeveria apo policia por virusi, siç është në kudo”, thotë mjeku Llajo për Euro News.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet