Meghan Markle rrëfen abortin: U shtriva në tokë…

Showbiz
Meghan Markle rrëfen abortin: U shtriva në tokë…

Dukesha e Sussex ka shkruar një ese personale për humbjen e një fëmije në verë.

Duke shkruar në The New York Times, Meghan kujton mëngjesin e korrikut duke ndërruar pelenën e të birit, Archie Harrison Mountbatten Windsor, kur ndjeu një therje të mprehtë, transmeton portali Arbresh.info

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“U shtriva në tokë me të në duart e mia, duke e kënduar një ninullë për të na mbajtur të dyve të qetë, një tingull në kontrast nga ajo se e ndjeja që diçka nuk ishte në rregull”, shkruan Dukesha.

“Unë e dija, ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parëlindur, se po humbja të dytin”.

39-vjeçarja shpjegon se si u gjend në një shtrat spitali orë më vonë me Dukën e Sussex në krah të saj.

“Ndjeva mprehtësinë e pëllëmbës së tij dhe i putha nyjet e tij, të lagura nga të dy lotët tanë”, shkruan ajo.

“Duke parë muret e bardha të ftohta, sytë e mi u shkëlqyen. U përpoqa të imagjinoja se si do të shëroheshim”.

Kujtojmë se që nga viti i shkuar dyshja e familjes mbretërore po jetojnë në SHBA

ME TE LEXUARAT