Mbyllja e shkollave, Basha: Rama ka humbur kontrollin ndaj pandemisë

Politikë
Mbyllja e shkollave, Basha: Rama ka humbur kontrollin ndaj pandemisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon në Tëitter për vendimin e mbylljes së shkollave.

Ai shprehet se kryeministri Rama ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe se nuk ka asnjë plan të metejshëm për ta luftuar atë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera, kreu demokrat thotë se vendi ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit.

"Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse "fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus".

Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë.

Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!"-shprehet Basha.

ME TE LEXUARAT