Mbyllen Hani i Hotit e Muriqani, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë

Aktualitet
Mbyllen Hani i Hotit e Muriqani, policia njoftim të

Pas mbylljes së pikave doganore në fundjavë, autoritetet malazeze në kuadër të masave anti-Covid kanë vendosur të tjera masa kufizuese edhe ndaj Shqiperise.

Nga e mërkura, të gjithë qytetarët shqiptar që kanë si destinacion Malin e Zi, përveç se duhet të jenë të pajisur me testin serologjik duhet të paraqiten pranë pikës doganore të Murriqanit apo të Hanit të Hotit nga ora 05:00 i mëngjesit të çdo dite deri në 19:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo për arsyen se pas orës 19:00 në të gjithë territorin e Malit të Zi do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit të qytetarëve.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm mjetet e tonazhit të rëndë, mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

ME TE LEXUARAT