" Maradona nuk na lë, është i përjetshëm", mesazhi i ndjerë i Lionel Messit

Sport
" Maradona nuk na lë, është i përjetshëm",

Lionel Messi i ka dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të Diego Maradona pasi ish-sulmuesi i Napolit ndërroi jetë sot.

Maradona u nda nga jeta pas një sulmi në zemër në moshën 60-vjeçare duke lënë të pikëlluar shumë njerëz të sportit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas reagimit të disa figurave të njohura sportive, tani edhe Messi ka nderuar legjendën e ndjerë, Maradona, të cilin e cilësoi si të përjetshëm.

“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë Argjentinasit dhe për futbollin”, “Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm”.

“Unë i ruaj të gjitha momentet e bukura që kam jetuar me të dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’i dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të tij”. “PREHU NE PAQE”, ka shkruar Messi në profilin e tij në Instagram.

ME TE LEXUARAT