Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Korrupsion edhe te Çmimet Grammy, ankesa e këngëtarit me famë botërore

The Weeknd i akuzoi çmimet Grammy si të korruptuar, pasi nuk arriti të marrë asnjë nominim për vitin 2021.

Ylli kanadez pritej të kishte një super performancë në këtë garë falë albumit të tij mjaft të suksesshëm “After Hours” dhe hitit “Blinding Lights”. Por nuk ndodhi ashtu, dhe zhgënjimi i tij ishte mjaft i qartë.

“Grammy-t mbeten të korruptuar,” shkroi The Weeeknd në Twitter. “Jeni në detyrim me mua, adhuruesit e mi dhe transparencën e kësaj industrie,” thuhej në mesazhin e tij.

Organizatorët e eventit u shprehën se ndihen keq për shqetësimin e këngëtarit, por thanë se çdo vit ka ndodhur që disa krijime të mira, të mbeten jashtë konkurrimit. “After Hours” është albumi më i shitur i vitit deri në tani në SHBA, ndërsa “Blinding Lights” është hiti i 10-të më jetëgjatë në historinë amerikane të top listave.

Nominimet e çmimeve Grammy për vitin 2021 u mbizotëruan nga Beyonce, Dua Lipa dhe Taylor Swift. Këngëtarja me origjinë shqiptare mori këtë radhë 6 të tilla. Dy vjet më parë, Dua u shpall artistja e re më e mirë në Çmimet Grammy, teksa së fundi në karriera e saj po njeh vetëm sukses.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet