Kina "thyen akullin" uron fitoren e Joe Biden me një telegram

Bota
Kina "thyen akullin" uron fitoren e Joe Biden me një telegram

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka uruar ditën e sotme homologun e tij amerikan, Joe Biden për fitimin e zgjedhjeve në 3 nëntor. ]

Në një letër që i ka dërguar, ai ka shkruar se të dyja vendet nuk duhet që të përfshihen në asnjë konflik apo përplasje me njëra-tjetrën por duhet që të promovojnë frymën e bashkëpunimit dhe të paqes mes vendeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në telegramin e tij ai gjithashtu ka shkruar promovimi i marrëdhënieve të mira mes ty vendeve është edhe në interesat e popujve.

“Të dyja vendet nuk duhet të përfshihen në asnjë konflikt ose konfrontim, por në respekt të ndërsjellë, dhe në frymën e bashkëpunimit fitimprurës dypalësh, në mënyrë që të promovojnë paqen dhe zhvillimin në botë.

Zhvillimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve SHBA-Kinë përputhet me interesat themelore të të dy popujve,” shkruhet në letrën e Jinping

Një letër urimi për postin e merituar i ka dërguar edhe nënpresidenti kinez, Wang Qishan homologes së tij Kamela Harris.

Urimi i Kinës kundrejt Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, ka ardhur 2 javë me vones.

Me parë këto dy shtete nuk i kanë pasur marrëdheniet të mira pasi kanë hedhur shumë akuza drejt njëra-tjetrës në fusha të ndryshme, ndërkohë që marrëdhëniet mes tyre u përkeqësuan më shumë në momentin e shpërthimit të Covid-19.

ME TE LEXUARAT