Incidenti/ Shpërthen mina nënujore, dëmtohet anija naftëmbajtëse greke
Kompania britanike e sigurisë ujore, Ambrey njoftoi se një anije naftëmbajtëse që operohej nga një kompani greke u dëmtua rëndë nga shpërthimi i një mine, në një terminal të Arabisë Saudite në Detin e Kuq, shumë pranë kufirit me Jemenin.
Incidenti me anijen e kompanisë greke në portin e Shuqaiq në Arabi Saudite u konfirmua dhe nga kompania tjetër e Mbretërisë së Bashkuara, UKMTO.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dëmet nga shpërthimi në trupin e anijes janë shumë të mëdha, ndërkohë që një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.
Qeveria saudite nga ana e saj dhe kompania greke TMS që operonte anijen me flamur malteze, gjithashtu nuk kanë dhënë versionin e tyre për këtë incident.