Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Franca lehtëson masat, kalon valën e dytë të COVID

Franca do të fillojë të lehtësojë masat kufizuese që ishin në fuqi prej fillimit të Nëntorit si një përpjekje për të kufizuar përhapjen e valës së dytë të COVID.

Teksa autoritetet shëndetësore njoftojnë se vala e dytë ka kaluar qeveria ka marrë vendimin që të lehtësojë jetën në vend dhe tashmë shumë biznese do të hapen. Presidenti i vendit Emmanuel Macron është shprehur se lehtësimi do të nisë këtë fundjavë.

Përveç hapjes së bizneseve, qytetarët do të lejohet të lëvizin dhe të takohen me familjarët e tyre që i kanë larg shtëpisë.

Po ashtu pas 15 Dhjetorit do të hapen kinematë dhe nuk do të ketë kufizime për udhëtimeve, pasi infeksionet e reja ditore janë 5,000 në ditë ose më pak.

Ndërkohë një lajm i keq është për të gjithë restorantet, pasi do të qëndrojnë të mbyllu dhe nuk do të presin klientë deri në 20 Janar. Franca deri tani ka raportuar 2.2 milionë raste dhe më shumë se 50 mijë vdekje. deri tani ky shtet është i pari që ka deklaruar kalimin e valës së dytë.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet