Ka ndërruar jetë Mark Ndou, drejtori i Pyjores së Shkodrës, i cili së bashku me dy kolegët e tij ishin bllokuar për tre orë në makinë.
Mark Ndou u nxorr nga makina dhe u nis me urgjencë drejt spitalit, por për fat të keq nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të rënda që kishte marrë.
Ndërkohë që punonjësit ndodhen në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës. Mësohet se ata janë sjellë me Urgjencë te spitali i Traumës me helikopter.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bugjon të Pukës rreth orës 14:00, ku mësohet se punonjësit kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Makina u përmbys duke vënë poshtë dy punonjësit, njëri prej të cilëve është nxjerrë dy orë pas aksidentit. Për shkak të terrenit të vështirë ambulanca nuk mund që ndërhynte për të nxjerrë të plagosurit, prandaj u kërkua ndërhyrja e helikopterëve.