Erdogan dhe Putin bisedojnë për çështje aktuale të ‘nxehta’

Bota
Erdogan dhe Putin bisedojnë për çështje aktuale të

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, gjatë bisedës u diskutua për marrëdhëniet Turqi-Rusi, rritja e vëllimit tregtar ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht për ato në Karabakun Malor, Siri dhe Libi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Erdogan u shpreh se në Karabakun Malor presin që të vihet sa më shpejt të jetë e mundur në veprim Qendra e Përbashkët që Turqia do të krijojë me Rusinë.

Erdogan tha se nuk duhet të lejohet që pala armene të shmangë përgjegjësitë e saj në lidhje me marrëveshjen dhe se nuk është e mundur të kuptohen kritikat ndaj përpjekjeve për paqe të bashkëkryetarëve të tjerë të Grupit Minsk (Shtetet e Bashkuara dhe Franca), që është krijuar për të inkurajuar Azerbajxhanin dhe Armeninë për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit të Karabakut Malor.

ME TE LEXUARAT