Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dyshonte se ishte prekur nga Covid, 82-vjeçari qëllon veten me armë zjarri në Berat

Një 82-vjeçar nga fshati “Moravë” në rrethin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me armē zjarri.

Shtetasi Ramadan Doko, në kushte të rënduara depresioni, është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes.

Pas zhurmës së armës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në banesën e 82-vjeçarit, ku edhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuar drejt aktit të vetëflijimit.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme dhe trupi i pajetë i Ramadan Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Burime të besueshme nga Morgu i Beratit, bëjnë me se vdekja e 82-vjeçarit ka ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm të marrë në gjoks, i cili i ka prekur direkt zemrën.

Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë në vendgjarje se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditën shenja të Covid-19, por ende nuk i ishte kryer tampon.

Mendohet që i moshuari të jetë infektuar nga djali i tij, që kishte rezultuar “pozitiv” me Covid-19, pas analizave të kryera në një laborator privat.

Kjo ka bërë që 82-vjeçari të kalonte në depresion dhe ti japë fund jetës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet