Dy makinat përplasen në aksin rrugor Patos-Fier, 3 të lënduar

Aktualitet
Dy makinat përplasen në aksin rrugor Patos-Fier, 3 të

Një aksident është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugor Patos-Fier, ku një mjet tip "Fiat" është përplasur me mjetin tip "Opel" dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit shtetasit, A. Ç 30 vjeç dhe B.Q, 71 vjeç.

Mes të plagosurve është dhe shtetësja M.Q, 70 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Patos-Fier, mjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin A. Ç., 30 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin B. Q., 71 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja M. Q., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

ME TE LEXUARAT