Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dibër/ Goditën dhe bënë për spital 17-vjeçarin, vihet nën hetim një nga autorët

4 persona janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se akuzohen për dhunimin e një 17-vjeçari.

Sipas policisë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin, XH. D., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit: R. D., D. D., R. D., A. T., ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. D., 17 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ Goditën me sende të forta një 17-vjeçar, identifikohen dhe shpallen në kërkim nga policia 4 shtetas, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin, XH. D., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit: R. D., D. D., R. D., A. T., ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. D., 17 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet