COVID i merr dy prindërit, tragjedi në familjen e drejtorit të spitalit të Korcës

Aktualitet
COVID i merr dy prindërit, tragjedi në familjen e drejtorit të

Koronavirusi Covid-19 i ka marrë jetën dy prindërve të drejtorit të Spitalit të Korcës.

Dy të moshuarit kanë qënë të shtruar në Sanatoriumin e këtij spitali prej dy javësh pasi ishin infektuar me Covid dhe ishin me simptoma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për fat të keq gjëndja e tyre ishte rënduar ditët e fundit duke e bërë madje të pamundur edhe lëvizjen e tyre drejt spitaleve Covid në Tiranë.

Të martën në mbrëmje, burrë e grua janë ndarë nga jeta, në një distancë kohore vetëm 1 orë nga njeri-tjetri.

Thanas Brokaj, babai i drejtorit të spitalit vdiq në moshën 76 vjecare ndërsa ka qënë një emër I njohur pasi ka mbajtur edhe postin e Prefektit të Beratit ne vitin 2000.

Ndërsa nëna e tij vdiq në moshën 67 vjece, dhe ka punuar për dekada si mësuese.

Një lajm i rëndë për familjen e kreut të spitalit Korcë Litjan Brokaj, që dëshmon se Covid-19 nuk po kursen askënd pavarësisht nëse janë personel shëndetësor apo të afërm të tyre.

Korca regjistron aktualisht afro 900 raste aktive me Covid, teksa një pjesë jo e vogël janë mësues.

ME TE LEXUARAT