COVID-19 'gjunjëzon' SHBA-të, një person humb jetën çdo 40 sekonda

Bota
COVID-19 'gjunjëzon' SHBA-të, një person humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 2,157 vdekje të reja, të lidhura me koronavirusin, një person humb jetën çdo 40 sekonda në vend.

Kjo është hera e parë që nga maji që vdekjet nga Covid-19 rriten mbi 2,000 brenda një harku kohor prej 24 orësh. Dita me më shumë vdekje ka qenë gjashtë muaj më parë, më 14 prill kur u regjistruan 2,806 raste fatale si pasojë e virusit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, brenda 24 orëve, vendi regjistroi 170,000 raste të reja me koronavirus ndërsa numri i të shtruarve në spitale shkoi në 87,000.

Ekspertët thonë se numri i rasteve në SHBA mund të rriten ndërsa amerikanët bëhen gati që të festojnë Ditën e Falenderimeve.

ME TE LEXUARAT