Champions League nderon Maradonën, një minutë heshtje për legjendën
Champions League është solidarizuar menjëherë duke shprehur nderimin dhe respektin për legjendën e futbollit, Diego Armando Maradona.
Në të gjitha ndeshjet e sotme në CHL, do të ketë nga një minutë heshtje për Maradonën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Të parat e filluan sfidat Borussia Monchengladbach- Shakhtar Donetsk dhe Olympiacos- Manchester City.
Formati më i lartë i futbollit europian për klube do të nderojë sot në të gjitha sfidat teksa luhen përballje të rëndësishme si Inter- Real Madrid, Liverpool-Atalanta apo Bayern- Salzburg.