Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Britania merr vendimin: Ja sa familje mund të festojnë bashkë Krishtlindjen

Udhëheqësit e katër kombeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë rënë dakord që gjatë periudhës 5-ditorë të Krishtlindjes mund të festojnë bashkë deri në tre familje.

Njerëzit mund të bashkohen në shtëpi, vende adhurimi dhe hapësira të jashtme, po ashtu dhe kufizimet e udhëtimit do të lehtësohen, raporton BBC.

Por nuk do të kenë mundësi që të vizitojnë baret dhe restorantet së bashku.

Udhëheqësit e 4 vendeve i nxitën njerëzit që të “mendonin me kujdes për ato që bënin” për të mbajtur të ulët rrezikun e transmetimit të virusit.

Ata thanë se këtë vit “nuk mund të jetë një Krishtlindje normale” por familja dhe miqtë do të jenë në gjendje të shohin njëri-tjetrin në një mënyrë “të kufizuar dhe të kujdesshme”.

Sidoqoftë, disa shkencëtarë kanë paralajmëruar se relaksimi i kufizimeve të Covid gjatë periudhës festive mund të shkaktojë një valë tjetër infeksionesh dhe vdekje të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet