Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Betejë e fortë sonte mes Interit dhe Real Madritit

Sytë në Milano, aty ku Inter dhe Real Madrid e kanë finale për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Champions League. Kjo është përballja më e rëndësishme e mbrëmjes, ndërkohë që në orën 18:55 do mundohet të përfitojë Borussia M’Gladgah, që kryeson grupin dhe dëshiron të lërë pas një mes Interit dhe Realit.

Skuadra e Antonio Conte është e motivuar kundër spanjollëve, që kanë mungesa të rëndësishme si ajo e Sergio Ramos dhe Benzema. Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë, pasi Reali ka në gjirin e saj të tjerë lojtarë cilësorë që do kërkojnë të tregojnë se janë të rëndësishëm për skuadrën.

Sonte janë disa skuadra që kanë mundësinë të vulosin çështjen e kualifikimit. Bayern Munich do tentojë fitoren e katërt kundër RB Salzburg, Liverpool do tentojë të njëjtën gjë kundër Atalantas së Berat Gjimshitit, kurse Manchester City ndaj grekëve të Olympiacos.

Finale edhe për Atletico Madrid dhe Ajax, që duan vendet e dyta në grupet respektive. Spanjollët luajnë në shtëpi kundër Lokomotiv Moscow, ndërsa holandezët me Midtjylland. Në program për sonte është edhe Marseille-Porto.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet