Ish- Kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka ngritur një denoncim.
Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet se si policia sillet ashpër me një qytetar vetëm se ky i fundit nuk ka vendosur maskën.
Në vidoe shihet se policia zihet me qytetarin dhe një moment ai e kap me forcë për ta futur në makinë.
Ndërkohë Berisha krahas videso shkruan se një sjellje e tillë ndaj qytetarit është çnjerëzore. Ai shkruan se dënon me forcë sjellen e tillë të uniformave blu mandje i cilëson si banditë.
https://www.facebook.com/watch/?v=386984805828280
“Sjella shtazore e narkopolicise ndaj qytetarit vetem per masken.
Denoj me ashpersine me te madhe kete sjellje çnjerezore te banditeve me uniforme te narkoshtetit. sb”- shkruan ai.