Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha nga Shkodra: Rreth 5 mijë biznese janë mbyllur, qeveria nuk i ndihmon

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal këtë të mërkurë në Shkodër, ku zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrësit. Në fjalën e tij, Basha deklaroi se biznesve u ka munguar mbështetja nga qeveria dhe për këtë arsye janë detyruar të mbyllen.

“4.900 biznese janë mbyllur në Shkodër. Ekonomia 7 vite në krizë, pandemia vetëm sa e rëndoi gjendjen. Falimentimi masiv i bizneseve vjen pasojë e braktisjes së biznesit nga qeveria. Numri i viktimave është fatkeqësisht më i lartë se i raportuari. Shqipëria, e vetmja në Ballkan pa ndihmë për biznesin. Qeveria ka dështuar në mënyrë spektakolare. Të gjithë bëjmë detyrën tonë, të mbrojmë veten, qeveria është jashtë funksioni. Biznesi të ketë një paketë ndihme të paktën sa Kosova. 2 prioritetet urgjente janë jeta dhe shëndeti i qytetarëve.”

Sipërmarrësit u ankuan se kanë probleme të mëdha me shitjet lokale dhe të eksportit. Sipas tyre, shitjet kanë rënë mbi 50%.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet