Astra Zeneca zbulon çmimin e lirë të vaksinës: Mund të ruhet në frigorifer

Soft
Astra Zeneca zbulon çmimin e lirë të vaksinës: Mund

Kompania Astra Zeneca që po bashkëpunon me universitetin e Oksfordit për të sjellë sa më shpejt vaksinën e koronavirusit që ka rezultuar me efektivitet 90%, do të kushtojë 3 euro.

Ndërkohë mësohet se kjo vaksinë mund të ruhet deri në 6 muaj në një temperaturë -2 gradë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas shkencëtarit kryesor të OBSH-së, Soumya Swaminathan, avantazhi i vaksinës është se mund të ruhet në temperatura të zakonshme në frigorifer, ndryshe nga vaksinat e tjera që kërkojnë pajisje të vecanta.

“Kjo natyrisht ka përparësi të mëdha logjistike për transportimin dhe shpërndarjen e kësaj vaksine në qytete dhe fshatra dhe zona rurale në të gjithë botën.

Dhe ne shpresojmë që të ketë më shumë vaksina të tilla, të cilat janë më të qëndrueshme në nxehtësi”, tha Swaminathan.

Sapo të marrë aprovimin se është efikase ndaj Covidit, AstraZeneca do të nisë punën për të prodhuar 3 miliardë dozat e para.

ME TE LEXUARAT