Argjentina tre ditë zi kombëtare për vdekjen e Maradonës

Sport
Argjentina tre ditë zi kombëtare për vdekjen e Maradonës

Qeveria argjentinase ka vendosur që të mbajë tre ditë zi kombëtare për të kujtuar Diego Armando Maradonën, i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare për shkak të arrestit kardiak.

Futbolli do të nderojë Maradonën, duke mbajtur një minutë heshtje në të gjitha fushat në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të planifikuar për ditën sonte dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës të planifikuara për nesër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Para dy javësh, iu nënshtrua një operacioni për të hequr mpiksjen e gjakut në tru dhe ia doli me sukses. Maradona kishte personel mjekësor që e mbanin nën vëzhgim në shtëpinë e tij, por nuk ia doli ti mbijetonte arrestit kardiak.

Maradona njihet edhe si El pibe de oro (djali i artë) dhe njihet nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Në vitin 1986, me skuadrën kombëtare të argjentinës fitoi kupën e botës, dhe në vitin 1990 skuadra argjentinase ishte nënkampione botërore.

Në vitin 1989, Maradona me Klubin futbollistik të Napolit fitoi Kupën e UEFA-s, dhe në vitet 1987 dhe 1990 u shpallën kampionë të Italise.

ME TE LEXUARAT