Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmi është bërë i ditur pak minuta më parë nga vetë Abazi, e cila në një postim në Instagram, shkruan:
“Bebi numër 2 në pritje. Mezi presim të të takojmë”, krahas tre fotografive me partnerin, duart e të cilit qëndrojnë mbi barkun e tij.
Almeda dhe Tolgahan janë prindër të një vogëlushi, Efehanit.