Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Acarohet Vuçiç pasi nuk iu lejua hyrja në Kosovë: Jam i padëshirueshëm atje

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka reaguar në lidhje me varrezat masive në Kizhevak të komunës së Rashkës në Serbi, ku dyshohet të jenë rreth 17 trupa të shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat Vuçiç është shprehur se gërmimet në Rashkë nuk do të mund të ishin kryer pa dijeninë dhe miratimin e autoriteteve serbe.

Madje ai tha se është krenar se është president që nuk e ka problem të thotë se asnjë krim nuk duhet harruar.

Ndër të tjerë kreu i shtetit serb shtoi se sipas tij çdo krim duhet ndëshkuar.

Ndërkohë në kuadër të kësaj ngjarje Aleksandër Vuçiç iu ndalua hyrja në Kosovë. Pas kësaj, Vuçiç deklaroi se kërkoi që të hynte në territorin e Kosovës, pasi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës kërkoi që të shkonte në Rashkë, por që janë dakorduar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, që këto vizita të mos ndodhin.

“Nga Evropa thirrën dhe thanë që duhet të pajtohemi, që gjithçka të rregullohet, që askush të mos shkojë askund dhe ramë dakord që të mos flitet për cdo gjë në publik, në mënyrë që të mos mërzisim as publikun serb dhe as atë shqiptarë. Është bërë histori e madhe, si edhe për gënjeshtrën që unë i kërcënova me skenarin e Karabakut, megjithëse ata e kuptuan shumë mirë atë që doja të thoja, ata sërish thanë se Vuçiq është i padëshirueshëm në Kosovë”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet