Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

A do e bëjë vaksinën kundër COVID-19? Ja si përgjigjet kreu i PD Lulzim Basha

TIRANË
I pyetur nëse do ta bëjë vaksinën kundër COVID-19 kur ajo të vijë në Shqipëri, kreu i PD-së Lulzim Basha ka pohuar, ndonëse ka kërkuar përgjigje nga qeveria se përse nuk ka marrë ende masa për sigurimin e vaksinës. Basha tha se do të vaksinohet pa diskutim dhe se do të kërkojë vaksinimin e gjithë qytetarëve.

“Pyetja është ndryshe pse Shqipëria nuk ka marrë masa. Pa diskutim jo vetëm kaq, por publikisht do kërkoj që shqiptarët të vaksinohen. Çdo vend tjetër ka marrë masa shumë më të përshtatshme për të siguruar vaksinën se sa Shqipëria. Kemi bërë një rezervim me COVAX-in e OBSH-së, ndërkohë që Kosova ka marrë grant dhe borxh nga Banka Botërore për ta blerë drejtpërdrejt, ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka bashkuar forcat me një vend të BE-së për ta marrë drejtpërdrejt, kryeministri dhe në këtë rrafsh e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon për sigurimin e vaksinës dhe kjo është për mua e papranueshme”, deklaroi Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet