Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vendoset grupi i parë në Champions League, kalojnë Chelsea dhe Sevilla

Chelsea dhe Sevilla janë dy skuadrat e para që kalojnë grupet e Champions League.

Pas fitoreve në mbrëmjen e sotme anglezët dhe spanjollët kryesojnë bashkë me nga 10 pikë grupin E teksa dy sfidat e fundit i luajnë për të ndarë vendin e parë dhe të dytin.

Chelsea fitoi në transfertë ndaj Rennes me rezultatin 1-2. Fillimisht londinezët shënuan në pjesën e parë me Huddson-Oddoi.

5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt francezët tundën rrjetën e Gurassy. Goli shokues do të vinte pikërisht nga një francez, Oliver Giroud i cili luajti rreth 25 minuta këtë sfidë me fanellën e Chelsea-s, por rezultoi deçiziv.

Nga ana tjetër edhe Sevilla ka arritur një fitore të vështirë ndaj Krasnodar. 3 pikët u vulosën vetëm në minutën e 94-t falë këmbënguljes së El-Haddadi që vulosi po ashtu shifrat 1-2.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet