Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U vra nga policia, gjykata greke demshperblen familjen e shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit ,25 vjeçari shqiptar i ekzekutuar në 16 shkurt 2010 prej plumbave të policisë greke, gjatë një përballje të armatosur mes policisë e një bande grabitësish shqiptarë.

Banda drejtohej nga një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi, Marian Kolaj, edhe ky i ekzekutuar gjatë një tjetër përballje me policinë greke në afërsi të kufirit shqiptar në 21 korrik 2013. 25 vjeçari u ekzekutua me 4 plumba prej policisë greke,e cila e ngatërroi me banditët në lagjen Virona të kryeqytetit helen.

U deshën 10 vjet që të kalohen të gjitha fazat e gjyqësorit grek në një maratonë gjyqesh dhe ekspertizash të cilat më në fund dhanë drejtësi për familjen shqiptare Todi.

Sipas vendimit të gjykatës,shteti grek duhet të dëmshpërblejë bashkëshorten dhe djalin e mitur të viktimës,si edhe prindërit e tij për humbjen e pësuar,ndërsa nuk pranoi rekursin e avokatit të shtetit,i cili kërkoi pakësimin e dëmshpërblimit për shkak të krizës financiare që po kalon vendi. Më poshtë pamje të mediave greke nga përleshja e armatosur në 2010 ku mbeti i vrarë Nikolla Todi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet