Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U riatdhesua nga kampi i ferrit në Siri, Floresha Rasha merret në pyetje nga Anti-Terrori!

TIRANË- Floresha Rasha, gruaja e cila u kthye nga Siria rreth një muaj më parë është marrë në pyetje nga Anti-Terrori.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Floresha, nënë e tre fëmijëve të cilët i kishte me vete në Siri, nuk ka treguar asgjë lidhur me rrugëtimin e saj nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.

Gazetari Sokol Dema bën me dije se Rasha nuk ka përmendur asnjë emër të personave që ka takuar apo bashkëpunuar në Siri.

Floresha Rasha është një nga të riatdhesuarat nga Siri, së bashku me 3 fëmijët e saj, Amar, Emel e Hatixhe. Ajo iku në Siri së bashku me bashkëshortin e saj, Diamant Rasha i cili vra në dhjetor të 2013 me snajper gjatë luftimeve. Familja Rasha kishte dy fëmijë, Amar dhe vajzën e cila gjithashtu iu vra në kampin famëkeq. Pasi burri vdiq në përleshje, Floresha shumë shpejt u martua me një vendas sirian, që sipas gjyshit të Amar Rashës, Shabanit ai ishte terrorist. Megjithatë ajo solli në jetë me të dy vajza, Emel dhe Hatixhe, të cilat bashkë me Amar, u rikthyen nga Al Hol në Shqipëri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet