Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U raportua se terroisti në Austri u inspirua nga kënga e tij, reagon reperi

20minuten e Zvicrës nxori një video ku thuhej se është xhiruar terroristi shqiptar në Vjenë, duke shkuar në vendin ku kreu krim.

E në video, në prapavijë dëgjohej edhe kënga e reperit nga Prishtina, Nushit, projekti ‘AK47’.

E raportimi se terrorisiti u inspirua nga kjo këngë për të kryer aktin, e shqetësoi shumë atë.

Kjo gjë ka bërë që përmes Instastory, Nushi të reagojë, duke thënë se muzika e tij nuk duhet të jetë inspirim i tillë.

“Çdo projekt i imi është i bazuar në realitet, e në ngjarje që fatkeqësisht ndodhin, e sidomos viteve të fundit që është shpeshtuar tej mase. Për mua ka qenë mjafte e dhimshme ngjarja e fundit, shpresoj mos të ndodhin më kurrë. E, kjo e fundit nuk duhet të jetë asnjëherë inspiruese për të rinjt sot, e aq më pak për të kryer sulme terrorise e duke vrarë njerëz të pafajshëm, e megjithkëtë duke dëgjuar këngën time, jam i shokuar… Duhet me qenë kogja psikopat që të inspirohesh në këngë e pastaj të kryesh sulme teroriste, kjo është absurde. Pasi që ka javë që mediat europiane po shkruajn për këtë ngjarje mua me vjen vërtetë keq që jam përfshirë me këngën time në këtë tragjedi, madje që është cekur në mediat e huaj emri edhe kënga ime “AK-47”, e siç e cilësohet nga ta “këngë inspiruese”. Më vjen shumë keq për familjet e viktimave në Austri edhe i shprehi ngushëllime të sinqerta. Zoti qoftë me ju!” tha reperi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet