Tjetër laborator për testimet, Manastirliu: Do të jetë në mbështetje të ISHP, rrisim kapacitetet

Aktualitet
Tjetër laborator për testimet, Manastirliu: Do të jetë

TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër laboratorin e ri të testimeve, pjesë e planit të vjeshtë-dimrit për rritjen e kapaciteteve, i cili do të jetë në mbështetje të laboratorit qendror të Institutit të Shëndetit Publik.

“Me të gjitha parametrat e duhur, ky është një laborator i cili siguron jo vetëm gjithë standardet e sigurisë, por ka edhe një staf të kualifikuar profesionistësh. Do të jetë një laborator mbështetës për laboratorin qendror, atë të virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik. Është një strukturë mbështetëse e ngritur posaçërisht për të siguruar më shumë lehtësi në kryerjen e testimeve në këtë moment të epidemisë”, tha Manastirliu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga laboratori i ri, Ministrja e Shëndetësisë foli edhe për testimin e shpejtë.

“Testimi shpejtë është një tjetër element që do t’i shtohet strategjisë së testimeve. Jemi në procedura për ti patur në një kohë sa më të shpejtë. Edhe ky testim do të jetë edhe një tjetër avantazh në luftën me këtë virus”, tha Manstirliu.

Ministrja ka bërë një apel për qytetarët duke u bërë thirrje pë të respektuar masat e vendosura.

“E gjithë lufta bëhet në terren bëhet për të kufizuar sa më shumë këtë virus që ai mos të përhapet dhe sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet, ndaj ne do të vijojmë të forcojmë dhe rrisim kapacitetet tona dhe nga ana tjetër i lutemi dhe i kërkojmë qytetarëve të bashkëpunojne ashtu si kanë bashkëpunaur deri tani”, apeloi Manastirliu.

ME TE LEXUARAT