Tiranë, gjendet i pajetë 60-vjeçari në magazinë, dyshimet e para

Aktualitet
Tiranë, gjendet i pajetë 60-vjeçari në magazinë,

Policia e kryeqytetit bën me dije se një burrë rreth 60 vjeç është gjetur sot i pajetë brenda një magazine që e kishte kthyer në banesë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth 60 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

ME TE LEXUARAT