Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Tifozët grumbull në lokal në kohë COVID-i”, Brace: A mund të vlejë jeta sa një gol i parë në grup?!

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka publikuar një video të disa qytetarëve që po ndjekin një ndeshje futbolli në një lokal.

Sipas tij, ajo është një video e së shtunës ne mbremje në veri të Shqipërisë ku disa persona po shohin një ndeshje futbolli ulur shumë ngjitur pranë njëri-tjetrit.

Braçe ngre shqetësimin se për secilin prej tyre jeta vlen më pak se një gol, pasi ndryshe nuk mund të shpjegohet ky grumbullim në kohë pandemie, kur vdesin dhjetëra qytetarë çdo ditë.

Ai u bën thirrje qytetarëve për respektimin e masave COVID për të parandaluar përhapjen e virusit. Një episod i tillë është një papërgjegjshmëri në një situatë të tillë me koronavirusin në vend.

Ditëve të fundit në Shqiperi janë regjistruar rritje të shifrave me COVID ku vetëm 24 orët e fundit u shënuan 744 ndërsa 19 qytetarë humbën jetën.

“Si mund te vlej jeta kaq pak, sa nje gol i pare kolektivisht?! E di qe eshte pasion, jam tifoz vete,
por pa jeten e shendetin as pasion nuk ka! Si ketu, eshte ne shume lokale ne qytetet e medha duke nisur nga Tirana e tutje ne veri e jug, lindje e perendim” – shkruan Braçe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet