Nje shtetas shqiptar eshte arrestuar mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të Kakavijës pasi u fut në Greqi duke thyer traun e doganës me makinë.
Shtetasi shqiptar priste të hynte në territorin e vendit fqinj, por nuk e realizonte dot ligjërisht pasi kishte masë të ndalimit të hyrjes në zonën Shengen dhe mendoi ta bënte ndryshe.
Me automjetin e tij shtetasi shqiptar theu traun në Kakavijë duke i ikur policisë, teksa vetëm pak më vonë u arrestua rrugës për në Janinë.
Sipas mediave greke, shqiptari vendosi në alarm policinë që e arrestoi në aksin Janinë-Kakavijë.
Ai ndodhet në qytetin grek dhe do të dalë në gjyq për tre akuza të ngritura nga shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të pronës publike dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ai u dërgua në Prokurorin Publik të Janinës.
Vetëm disa ditë më parë, Ministria e Jashtme njoftoi për masa të reja në pikën kufitare të Kakavijës ku u shty orari për 1 orë, 07:00 – 23:00 dhenjë javë karantinë për ata që kalojnë në Greqi nga kjo pikë, 5000 euro gjobë kush e thyen.
Më datë 23 nëntor në një njoftim të dytë nga pala greke puna u pezullua pjesërisht për shkak të një greve nga fqinjët.