Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sot 19 viktima nga Covid, Basha: Numrat që fsheh Rama janë më shumë

Lideri i PD, Lulzim Basha ka reaguar për rekordin e viktimave gjatë pandemisë që u shënua sot pasi 19 pacientë humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit si asnjëherë më parë.

Basha thotë fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq. Ai i rikthehet sërish takimit me mjekët teksa shton se ata i përshkruan një realitet shumë shqetësues.

Po ashtu lideri i PD shton se Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale dhe është në dorën e vetë shqiptarëve për ta bërë këtë gjë realitet.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë.

Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.

Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.

Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor.

Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet