Rusia akuza SHBA-së për shkeljen e kufirit të saj detar

Bota
Rusia akuza SHBA-së për shkeljen e kufirit të saj detar

Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi sot një luftanije ushtarake amerikane për shkelje të kufirit kombëtar në Detin e Japonisë.

Shkatërruesi USS John S. McCain ka hyrë në ujërat territorialë të Rusisë në Gjirin e Madh Peter, duke shkuar dy kilometra përtej kufirit detar, tha ministria në një deklaratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Një fregatë Admiral Vinogradov nga flota ruse e Paqësorit, e cila po gjurmonte shkatërruesin e SHBA-së, paralajmëroi anijen e huaj përmes një kanali ndërkombëtar të komunikimit në lidhje me papranueshmërinë e veprimeve të tilla dhe mundësinë e përdorimit të një manovre përplasëse për të dëbuar ndërhyrësin nga ujërat territoriale”, tha ministria.

Pasi u paralajmëruan, anija amerikane u kthye menjëherë në ujërat neutrale dhe nuk u përpoq të hynte përsëri në territorin e Rusisë, theksohet më tej.

Fregata e Rusisë vazhdoi të kryejë detyra afër anijes luftarake të SHBA-së, ndërsa korveta “Sovershennyy” u dërgua po ashtu në këtë zonë.

Në vitin 2017, shkatërruesi USS John S. McCain u përplas me një anije cisternë në brigjet e Singaporit. Aksidenti mori jetën e 10 anëtarëve të ekuipazhit të saj dhe la pesë të tjerë të plagosur.

ME TE LEXUARAT