Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit/ Rama në Petrelë, rindërtohet shkolla dhe shtëpi për familjet e dëmtuara

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot i pranishëm në dy fshatra të kryeqytetit, duke parë nga afër procesin e rindërtimit të një shkolle në Petrelë dhe të shtëpisë së familjes Dervishi në Stërmas.


Për Kryeministrin Rama shkolla nëntëvjeçare në Petrelë, njëra nga 14 shkollat e reja të Tiranës, do të jetë më e madhe, më e sigurtë e shumë më e bukur.



“Po e kthejnë me shpejtësi faqen e infrastrukturës arsimore në krejt zonën e prekur, duke e shndërruar fatkeqësinë e madhe në një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët, mësuesit, familjet, komunitetet, për të dalë shumë më të fortë se ç’ishim para tragjedisë”, nënvizon Kryeministri.

Ndërkohë që nga Stërmasi Rama njoftoi se me shtëpinë e re të familjes Dervishi, mbyllen të gjitha rindërtimet e shtëpive të goditura nga tërmeti i 21 shtatorit në këtë zonë.

“1500 shtëpi janë aktualisht në proces rindërtimi në Tiranë dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar”, shkruan Rama në Facebook.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet