Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Reali me tri mungesa të mëdha ndaj Interit

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Interit.

“Los Blancos” do jenë me tri mungesa të mëdha në këtë super derbi në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Qendërmbrojtësit Sergio Ramos dhe Eder Militao së bashku me sulmuesin Karim Benzema do mungojnë.

Në listë është rikthyer Casemiro që më herët nuk arriti të zhvillonte asnjë lojë sepse ishte i prekur nga COVID-19.

Lista e plotë e lojtarëve:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy, Chust

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Odegaard, Isco.

Sulmuesit: Hazard, Asensio, Lucas, Vinicius, Mariano, Rodrygo, Duro.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet