Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Qeveria fsheh numrin e viktimave nga Covid”, Rama i përgjigjet Bashës: Përdor vdekjen për luftën për pushtet

TIRANË

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim online me gazetarët, duke folur për akuzat e liderit të PD-së Lulzim Basha se qeveria po fsheh numrin e viktimave, tha se lideri demokrat po përdor vdekjen për luftën për pushtet.

Rama theksoi se akuzat janë poshtërsi, pasi janë mjekët ata që përcaktojnë diagnozën e vdekjes e se ata mbajnë përgjegjësi deri penale për këtë gjë.

“Është e pamundur të fshihet numri i vdekjeve. Mjeku ka përgjegjësi për këtë gjë dhe të thuash këtë poshtërsi, duhet të mendosh ndër të tjera se mjekët na qenkan budallenj, që të shkelin ligjin për të ndryshuar diagnoza dhe kush do të përfitonte nga kjo, këtë do ta thoshte dikush që vë në lojë imagjinatën, që përdor edhe vdekjen në luftën për pushtet.

Kjo gjë ndodh në të gjithë botën, ky proces është. Partitë politike nuk mund të vënë diagnoza”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet