Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Privatëzimi i kompleksit Partizani, Balla padit në SPAK Berishën dhe Malltezin

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin për privatizimin e kompleksit Partizani dhe ndërtimin e pallateve mbi atë truall.

Socialisti e cilëson privatizimin si një aferë korruptive të qeverisë Berisha duke i kërkuar SPAK-ut që të hetojnë të gjitha lëvizjet që janë bërë për kompleksin Partizani.

Në kallzëmin e tij në SPAK, Balla shkruan se “një pronë me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë.

Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2 duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milion euro kjo është blere më pak se vlera e një garzonjere të shitur në atë zonë”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet