Plas bombola e gazit në Tiranë, burrë e grua përfundojnë në spital

Aktualitet
Plas bombola e gazit në Tiranë, burrë e grua

Një bombol gazi ka palsur sot në një shtëpi në Tiranë dhe si pasojë janë plagosur burrë e grua, të cilët janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Bombola ka shpërthyer në ambientet e jashtme të shtëpisë. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore dhe nëse kanë marrë shumë plagë nga shpërthimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtmë të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore", thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave.

ME TE LEXUARAT