Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pacienti 90-vjeçar lë spitalin, ky është shteti që “shpëtoi” nga koronavirusi

Shteti i Victorias ka shpëtuar nga Covidi pasi ka lënë dyert e spitalit pacienti i fundit që ishte i infektuar me koronavirus.

Fjala eshte për një burrë rreth të 90-ve, i cili doli nga spitali ditën e hënë.

Kjo është hera e parë që nga 21 Shkurti që nuk ka asnjë të shtruar që ka nevojë për tu trajtuar nga Covidi në spitalet e Victorias.

Shtetet australiane morëm masa të rrepta në muajt e verës dhe vendosën me detyrim mbajtjen e maskës në vende publike.

Ditën e dielë, Victoria shënoi ditën e 23-të pa regjistruar asnjë rast të ri apo viktimë nga Covidi.

Ndërsa të hënën, viktorianët u bashkuan me të afërmit, të dashurit dhe miqtë e ndërshtetëror, ndërsa u rihap kufiri për ti dhënë fund izolimit katër mujor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet