Meta ktheu ligjin për Policinë e Shtetit, reagon Balla: Natën takohet me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar
Pas kthimit në Kuvend nga Presidenti i Republikës, Meta, të ligjit për Policinë e Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga përfaqësues të mazhorancës.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në facebook, shkruan se ligji kthehet në Kuvend nga i njëjti që takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar.
“Presidenti i Republikës kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar! Ndërsa mes ditës dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive duke u treguar shqiptareve se sa serioz është kur flet për Kushtetute e për ligj”, shkruan në Facebook Balla.