Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Merr flakë shtëpia në Prrenjas, 2 të moshuarit dalin sapo shohin zjarrin

Një shtëpi në Prrenjas, brenda së cilën ndodheshin dy të moshuar, është përfshirë në flakë gjatë mbrëmjes, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Report tv mëson se fatmirësisht çifti i të moshuarve, të cilët jetonin vetëm kanë dalë nga shtëpia menjëherë sapo kanë parë zjarrin.

Më pas në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe ka mbajtur situatën nën kontroll.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shëkndijë elektrike, por hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njësia administrative Qukës, ku dhe ka rënë zjarri, është nën administrimin e bashkisë Prrenjas.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet