KPA largon nga sistemi i drejtësisë ish-kreun e gjykatës së Tropojës

Aktualitet
KPA largon nga sistemi i drejtësisë ish-kreun e gjykatës së

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vulosur nxjerrjen nga sistemi i drejtësisë të ish-kreut të gjykatës së Tropojës, Dritan Seci.

Në mars të vitit të kaluar ai u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk justifikoi pasurinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

KPK ngriti dyshime për fshehjen e një apartamenti si dhe një borxh prej 20 mijë eurosh në emër të gjyqtarit Dritan Seci.

Por gjyqtari nuk ishte dakord duke e apeluar vendimin, megjithatë Kolegji e la në fuqi shkallën e parë duke e nxjerrë nga sistemi.

VENDIMI I PLOTE

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.33/2019, datë 15.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Dritan Seci, kundër vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Seci.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.11.2020.

ME TE LEXUARAT