Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish-ministri: Rama duhet të thotë të vërtetën, po fsheh numrin e viktimave

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i është drejtuar me një pyetje kryeministrit Rama për fshehjen e numrit real të viktimave nga COVID-19.

Sipas Shehut, që kur Basha të enjten e kaluar denoncoi me listë numrin real të viktimave nga COVID-19, qeveria ka raportuar një rritje dramatike të numrit të tyre.

Ai në fund thekson se Rama në vend që të bëjë politikë, a mos duhet t’u thotë të vërtetën qytetarëve?

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Që kur Basha ekspozoi faktin se Rama po fsheh numrin real të viktimave të Koronavirusit në Shqipëri, qeveria ka raportuar një rritje dramatike të numrit të tyre.

Rama, në vend që të bëje politikë me çështjet e jetës dhe vdekjes, a mos duhej tu thote të vërtetën qytetareve?!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet