Gjermania kampione në organizimin e testeve

Bota
Gjermania kampione në organizimin e testeve

Në Gjermani, makina e testeve PCR është e mirëorganizuar deri në detajet më të vogla: nga 160 mijë teste në javë që kryheshin në muajin mars, sot realizohen rreth 2 milionë të tilla brenda të njëjti hark kohor.

Mjekët e familjes përbëjnë “boshtin” e planit: janë si klinika të vogla e pikërisht aty drejtohen qytetarët për tamponin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është e rëndësishme që mjekët bazë të bëjnë teste të shpejta”, shpjegon një mjeke.

Ajo shton se në rast pozitiviteti, i merr vetë në telefon dhe shpjegon se çfarë duhet të bëjnë e sa duhet të qëndrojnë në izolim. Një qytetare italiane që jeton në Berlin shpjegon për “TGcom24” se ia kishte caktuar takimin brenda ditës në momentin që iu drejtua mjekut të familjes, dhe pastaj brenda dy orësh i është bërë testi i koronavirusit.

Por nuk mbaron këtu, sepse përveç laboratorëve për mjekët e përgjithshëm, ka edhe qendra të tjera në mbarë territorin e Berlinit, të quajtura “Testplatz”, ku qytetarët mund të shkojnë për t’iu nënshtruar testit të koronavirusit nëse e konsiderojnë të nevojshme. I njëjti organizim është parashikuar edhe për shpërndarjen e vaksinës. Tashmë për këtë qëllim në kryeqytetin gjerman janë parashikuar të krijojnë 6 pika shpërndarjeje.

ME TE LEXUARAT