Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fshehën parcelat me kanabis, pezullohen nga detyra 5 punonjës policie në Skrapar

Pezullohen nga detyra 5 punonjës policie në qarkun e Beratit për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Sipas burimeve, të pezulluar janë shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.

Pezullimi i tyre është bërë pak ditë më parë për shkak të disa disa bimëve të gjetura në sasi të vogla, por në zona të ndryshme të thella malore. Ndaj tyre tashmë ka nisur edhe hetim disiplinor.

Këto shkarkime ishin të paralajmëruara pasi dje Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pasur kritika për punën e bërë nga Komisariati i Skraparit në luftën ndaj kanabisit.

Ai tha se në këtë zonë ka pasur një shtim të parcelave me kanabis dhe ky problem është evidentuar nga Policia e Shtetit dhe jo Komisariati i Skraparit.

Leshaj theksoi se ka pasur efektivë të implikuar, duke nënkuptuar se do të ketë masa.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet