“Familjet e varfra rritën shpenzimet e luksit”, Beqaj sqaron deklaratën e bujshme

Politikë
“Familjet e varfra rritën shpenzimet e luksit”, Beqaj sqaron

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një intervistë për FaxNews, ka folur mbi mënyrën e organizimit të fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare më 25 prill 2021.

Beqja theksoi se organizimi do të bëhet edhe në terren duke ruajtur numrin minimal të pjesëmarrësve dhe Partia Socialiste është parapërgatit për një fushatë online për gati 2 vjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu ish ministri shtoi se PS do ta vijojë fushatën me video online. me telefona edhe pas shtetrrethimit në orën 22.00.

“Kemi pasur dy evente në qarkun e Shkodrës , një dje dhe një javën e kaluar dhe jemi detyrua që ti reduktojmë maksimalisht kuotën 10 të përcaktuara nga autoritet. Dje pasdite në kuadër të një takimi me të njëjtin grup interesi, kam bërë katër takim në mënyrë që të respektoj rregullat dhe të vazhdojmë takimet e të dëgjojmë njerëzit. Duhet të kemi parasysh se edhe në botë prej kohësh gjithçka po zhvillohet online, që do të thotë se përgatitja për të pasur një parti digjitale tek ne ka filluar prej dy vjetësh dhe nuk është pritur kushtëzimi prej kovidit. Tashmë ka një eksperiencë botërore sesi do të zhvillohen fushata në kushtet që vijnë nga pandemia e Covid-19. Shpresojmë që këto masa të mos vijnë duke u shtrënguar edhe pse gjithçka varet nga ne vet si individë. Por vlerësohet nga epimediologët që në fillim të pranverës, kur afrohet edhe fushata intensiteti i kovidi të ketë rënë”.

A është ulur performanca e PS-së nga mungesa e peformancës në terren?

Beqaj: Duhet të bëjmë tepër punë kapilare, të punojmë në grupe më të vogla dhe të përpiqemi të balancojnë këtë mungesën sy më sy me më shumë digjital. Deri tani nuk duket të ketë ndonjë boshllëk të madh sepse një pjesë e takimeve janë spostuar edhe në orë kur nuk lëvizet, pas orës 22:00. Sot falë teknologjisë nëpërmjet vidoe-telefonatave mund të komunikosh me të gjithë që nuk i ke takuar.

Vlerësimet e kryetarëve të bashkive

Beqaj: Ne jemi duke marrë opinione nga anëtarësia për punën e çdo deputeti. Kryetarët e bashkive për momentin nuk janë në agjendën e opinion marrjes që ne bëjmë prej qytetarëve, simpantizantëve dhe anëtarëve. Sigurisht në takimet që bëhen në komunitet, jo të gjithë qytetarë e kanë të qartë se cili problem është kompetencë e pushtit vendor apo atij qendror.

Panoramë e kualifikimit të listës së deputetëve.

Beqaj: Është shterpë për të bërë një kualifikim të listës së deputetëve, duket pasur parasysh se ka edhe ndryshime në kodin zgjedhor edhe për mënyrës sesi formohet lista ne jemi në fazën e vlerësimit të deputetëve dhe në gazën e ftesës nga opinioni i gjerë, kush ka dëshirë të vetë shprehet për të qenë kandidat i mundshëm që do të miratohet zyrtarisht në fillim të marsit.Kemi pasur dy evente në qarkun e Shkodrës , një dje dhe një javën e kaluar dhe jemi detyrua që ti reduktojmë maksimalisht kuotën 10 të përcaktuara nga autoritet.

Dje pasdite në kuadër të një takimi me të njëjtin grup interesi, kam bërë katër takim në mënyrë që të respektoj rregullat dhe të vazhdojmë takimet e të dëgjojmë njerëzit. Duhet të kemi parasysh se edhe në botë prej kohësh gjithçka po zhvillohet online, që do të thotë se përgatitja për të pasur një parti digjitale tek ne ka filluar prej dy vjetësh dhe nuk është pritur kushtëzimi prej kovidit. Tashmë ka një eksperiencë botërore sesi do të zhvillohen fushata në kushtet që vijnë nga pandemia e Covid-19. Shpresojmë që këto masa të mos vijnë duke u shtrënguar edhe pse gjithçka varet nga ne vet si individë. Por vlerësohet nga epimediologët që në fillim të pranverës, kur afrohet edhe fushata intensiteti i kovidi të ketë rënë.

Nga ana tjetër ish-ministri socialist ka sqaruar edhe deklaratën e bujshme ku tha se familjet e varfra kanë rritur shpenzimet e tyre me gjëra luksi.

Beqaj tha se ato kanë rritur shpenzimet e tyre për hotelet dhe restorante, po që nuk i quan luks, por është një rritje e nivelit të jetesës.

“Unë kam thënë që në familjet më të varfra kanë rritur shpenzimet e tyre, për gjëra jo ekzistenciale. Pra kanë rritur shpenzimet e tyre për hotelet dhe restorantet, por nuk i quaj luks, që një familje shqiptare të dalë në fundjavë në restorante apo të shkojë gjatë viti disa herë në hotele, nuk është luks, është një rritje të nivelit të tyre të jetesës. Po të shohim me kujdes se çfarë ka ndodhur nga 2014 deri në 2019 për gati 6 vite në të dhënat që pasqyron INSTAT me anketën e buxheteve familjare, do të vërejmë që mediana është rritur më shumë se mesatarja. Mesatarja përbën shumën sa shpenzojnë të gjithë familjet, ndërsa mediana është ajo që ndan familjet në gjysmën e poshtme dhe gjysmën e sipërme që tregon që nga pikëpamja e konsumit ne kemi një ngushtim të hendekur në Shqipëri, midis atyre që harxhojnë më pak dhe atyre që harxhojnë më shumë dhe besoj se këto që harxhojnë më pak mund ti quajmë më të varfëra dhe ato që harxhojnë më shumë mund ti quajmë më të pasura”.– tha Beqaj.

ME TE LEXUARAT