Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E konsideruan të sigurtë, Kremlini: Putin nuk do të dalë vullnetar për ta bërë vaksinën anti-Covid

Kremlini ka njoftuar se presidenti i vendit, Vladimir Putin nuk mund ta bëjë vaksinën për Covid-19, pasi është ende e paçertifikuar, pavarësisht se konsiderohet e “sigurt” për t’u përdorur.

Presidenti rus muajin e kaluar njoftoi se vendi kishte zhvilluar një vaksinë të dytë, EpiVacCorona. Kurse, vaksina e parë kandidate për Covid-19 u njoftua në gusht.

“Ne ende nuk kemi filluar vaksinimin e përhapur dhe kreu i shtetit nuk mund të marrë pjesë në vaksinim si vullnetar. Është e pamundur,”tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov të martën.

“Presidentit nuk mund t’i injektohet një vaksinë e paçertifikuar.”

Në tetor, Putini njoftoi se Rusia kishte gati edhe një vaksinë të dytë për koronavirusin, EpiVacCorona, ndërsa gara globale për prodhimin e një vaksinë të sigurt dhe efektive për të luftuar pandeminë, që deri më tani ka marrë gati 1.4 milion jetë njerëzish.

Putini javën e kaluar tha se Rusia kishte marrëveshje prodhimi me Kinën dhe Indinë dhe inkurajoi Brazilin dhe Afrikën e Jugut që gjithashtu të prodhonin vaksinën ruse.

Gjigantët e farmacisë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre kandidate është 95 për qind efektive, ndërsa kompania amerikane Moderna tha javën e kaluar rezultatet e hershme treguan se kandidati i saj ishte 94.5 për qind efektiv.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet